Metodat e Pagesës

Gjatë navigimit të faqes tonë të interntit keni mundesinë e blerjes direkte të produkteve/shërbimeve tona online. Bërja e pagesës online në faqen tonë është mjaft e thjeshtë dhe ju duhet të zgjidhni se cila metodë ju përshtatet më mirë për ju.

Metodat e pagesës nga agjensia Fani Travel & Tours jane si më poshtë:

1. Pagesa direkte në financën e agjensive/zyrave tona. 

2. Transfertë Bankare

3. Paypal / Kartë Krediti / Kartë Debiti

Pasi keni vendosur produktet/shërbimet në arkë, do të ndiqni procesin e bërjes së pagesës. 
Do të shikoni udhëzimet në faqen tonë për cdo metodë që do të përzgjidhni.

Monedha e përdorur në faqen tonë online është Euro dhe pagesat do të bëhen/convertohen në Euro sipas kursit ditor.
Duhet të keni parasysh që pagesa me transfertë bankare apo Paypal kanë komisione për transfertën. Komisionet varen nga seicila bankë. Keto komisione për transfertën duhet të mbulohen vetëm nga klienti. Agjensia duhet të marri shumën që është caktuar gjatë kryerjes së pagesës në arkë. 

Mos-pagesa e plotë e shumës së caktuar në arkë mund të sjelli dhe anullimin e rezervimit dhe po kështu humbjen e datave që mund të keni rezervuar. Kontaktoni personelin e bankës tuaj për të qënë më të sigurtë përpara se të bëni transferimin.