Siguracione
PERSHENDTJE VIZITORE TE FAQES SONE JU NJOFTOJME SE NE ZYRAT TONA DO TE GJENI INFORMACIONIN E SAKTE PERSA I PERKET TE GJITHA SIGURACIONEVE QE GJENDEN NE TREGUN SHQIPTAR .
Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit nga Aksidentet Personale
Ky sigurim përdoret për të siguruar kompesime në rastet e vdekjes apo dëmtimeve trupore serioze të shkaktuara aksidentalisht duke lehtësuar humbjen financiare të individit, i cili është i paaftë të ndjekë punën e zakonshme.
Sigurimi nga Aksidentet Personale mbulon aksidentet që pëson i siguruari gjatë:
- 1. ushtrimit të veprimtarisë profesionale të treguar në policën e sigurimit,
- 2. çdo veprimtarie tjetër të të siguruarit që nuk ka karakter professional apo
- 3. gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak, si dhe
- 4. aksidente të tjera që mund të pësojë i Siguruari.
Polica e Sigurimit të Aksidenteve Personale lëshohet për persona të moshës 16-65 vjec, në marrëdhënie pune ose jo, që gëzojnë shëndet normal dhe që nuk kërkojnë kujdes mjekësor të përhershëm.
Kjo policë sigurimi dëmshpërblen për rastet si më poshtë:
- Paaftësia e përhershme e plotë – që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit për të kryer detyrat në profesionin e tij ose në çdo profesion tjetër, shkaktuar nga aksidenti, e vërtetuar si e tillë nga autoriteti mjeksor kompetent.
- Paaftësia e përhershme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësisë për punë, shkaktuar nga aksidenti me pasojë humbjen anatomike apo dëmtimin funksional të përhershëm të një ose disa organeve apo gjymtyrëve të të siguruarit.
- Paaftësia e përkohshme e plotë - që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit, shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.
- Paaftësia e përkohshme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësise së të siguruarit, shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.
Vdekja - Konsiderohet pasojë si rezultat i një aksidenti dhe jo më vonë se 12 muaj nga data e ndodhjes së aksidentit.
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim |
Për të gjithë ju që udhëtoni jashtë Shqipërisë - Për punë Por…..papritur keni probleme shëndetësore ! Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim - ofron mbulimin e shpenzimeve emergjente mjeksore dhe spitalore që rezultojnë nga një sëmundje akute apo aksident, që mund të ndodhë gjatë periudhës së udhëtimit/qëndrimit në një shtet të huaj (jashtë territorit të Shqipërisë). Gjithashtu ky produkt mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit të personit të siguruar nga vendi ku ka ndodhur sëmundja apo aksidenti për në Shqipëri, në rast humbje jete apo një sëmundje, që ka rezultuar me paaftësi totale të tij dhe riatdhesimi këshillohet nga mjeku. Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, përmes rrjetit të saj, tashmë të mbështetur nga Kompania më e madhe e Sigurimeve në Europën Lindore dhe Qendrore, Vienna Insurance Group, si edhe trajtuesit e saj kryesor të dëmeve shëndetësore - IMA Deutschland, ju kompenson 100 % të faturave për të gjitha shpenzimet e arsyeshme të kurimit dhe trajtimit në çdo spital apo qendër shëndetësore në të gjithë botën, sipas seksioneve përkatëse deri në 100.000 Euro. Zonat e mbulimeve Dokumentacioni i duhur në rast dëmi: • Faturat origjinale nga spitali |
Polica e sigurimit TPL |
||||||||
Ky sigurim bën pjesë në klasën e sigurimeve të detyrueshme.
|