Guida Meteora Kalambaka


 

80.00

Guida Meteora Kalabaka
+

 

                                        GUIDA NE METEORA KALAMBAKA 

 

                                                                    DITA E PARE

 Takimi dhe nisja në orën 06:00 nga Tirana pran zyrave tona duke iu drejtuar pikës kufitare të Kapshticës.                                      Gjate rruges do bejme ndalesa te shkurtra per kafe . Pas mbarimit te procedurave doganore, i drejtohemi Kosturit .                         Aty do te ndalojme per te ngrene dreke (kjo nuk perfshihet ne program) .Pas dreke i drejtohemi Manastireve ne  Meteora të Kalambakës. Atje ku  ‘Vendi ndodhet ne mes të Ajrit ’ ky qytet  është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Meteora e njohur për bukuritë natyrore dhe për numrin e manastireve të ndërtuara që në shek XI dhe afreskeve brenda tyre, quhet dhe si vendi i gurëve të shenjtë dhe për këtë arsye vizitohet nga një numër i madh turistësh.Mberritja ne Hotel akomodimi dhe me pas darka e organizuar nga agjensia . Pas darkes mbremje te lire duke pasur rekomandime nga agjensia per mbremje me muzike live ose Buzuk .  
 

                                                                       DITA E DYTE

Pas mengjesit ora 09:00 behemi gati për në Manastiret Meteora të Kalambakës ku do të vizitohen pika si: 1.Manastiri Meteoran i madh (i themeluar në shek XIV më i madhi i gjithë manastireve) 2.Manastiri Varlam (manastir i cili i përkushtohet të gjithë shënjtoreve) 3. Manastirin Rousanou( i cili i përkushtohet Shën Barbaras), 4.Manastiri i Anapausas(ky manastir përshkruan skena të tilla si mundimet e krishtit, virgjeresha Mari duke u falur, liturgjia e engjëjve dhe të gjykimit te fundit) 5.Manastirin e Shën Stefanit (I cili është nje kishë e vogël) 6.Manastirin Triniti (i cili ndodhet në krye të shkëmbinjve).  Të gjithë këto manastire ndodhen mbi shkëmbinj të arritshëm nëpërmjet shkallëve.

 

       Në cmim përfshihen:

  •          Akomodimi në Hotel me mëngjes dhe darkë.
  •          Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  •          Pagesat rrugore dhe doganore.
  •          Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.

     Në cmim nuk përfshihen:

  •          Pagesat e telefonit minibarit në dhomat e hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
  •          Drekat.

       Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.