• Kurseni 32%

STAMBOLL & SELANIK


Cmimi i mëparshëm: 145.00  

99.00

Ju kurseni: 46.00 (32%)
Guida-Stamboll
+

Programi i detajuar

Dita e Parë :

Nisja nga Tirana në oren 22.00 te nates te nje dite me pare dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ndalese e shkurter ne hyrje te qytetit dhe vazhdim I rruges drejt Stambollit. Akomodimi ne hotel.

Dita e Dytë:

Mengjesi në hotel. Mëngjesi në Hotel. Paradite lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitsa. Pas anijes shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës dhe vizite ne sheshin Taksim, Pasdite do vizitojme kodren e te dashuruarve, pika me e larte nga ku shihet qyteti.

Dita e Tretë:

Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Akuariumin Florya, akuariumin me te madh ne rajon dhe me pas Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Sarajet e Sulltanit. Pasdite vizite ne pazarin e vjeter te qytetit. Me deshire Turkish night show gjate darkes

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Shqiperi, ndalese ne kthim ne Selanik, vizite panoramike e shkurter e Kulles se bardhe, Sheshi Aristoteli dhe Hagia Sophia. Vazhdimi I udhetimit drejt Tiranes ku mendohet te kthehemi naten vone.

Ne cmim perfshihet:
1. Udhetim vajtje-ardhje, transfertat dhe shetitjet me autobus.
2. Akomodim ne hotel per 3 nete qendrimi.
3. Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
4. Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
5. Anije ne Bosfor rreth 2 ore e gjysem ekstra 5 euro/person

Politikat e femijeve
0-2 vjec falas
2-5.9 vjec 60 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)
6-11.9 vjec 85 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)

Dhome single (Hotel 3* +35 euro shtese)
Dhome single (Hotel 4* +60 euro shtese)

Tarifat e hyrjeve ne muze dhe aktivitetet e tjera (jo me detyrim)
* Shen Sofia 60 turkish lira (rreth 8 euro)
* Sarajet e Sulltanit 60 turkish lira (rreth 8 euro)
* Akuariumi 15 euro
* Turkish night – Harem 30 euro (ne cmim perfshihen transport nga hoteli ne anije, lundrim me anijen Pereme 4 ore gjate darkes, darka me pije pa limit, show me valle dhe kercime tradicionale turke, kohe e lire per kercim)

Shenim:
* Per te bere rezervimin duhet te behet 30% e shumes totale dhe pjesa e mbetur te mbyllet 10 dite para nisjes.
* Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia doganore per problematike pasaportash dhe nuk behet kthim pagese ne rast kthimi. * Turi realizohet per minimum 25 persona (ne rast te mos plotesimit te numrit te personave agjensia ka te drejte te kanceloje 5 dite para dhe te beje kthimin e plote te pageses se paguar nga ana e klientit.
* Ne rast kancelimi nga ana e klienteve (kur kancelimi eshte 10 dite para nisjes mbahet shuma e paguar 30% dhe ne rast kancelimi brenda 10 diteshit te fundit pagesa eshte e pakthyeshme).