KANIONET E OSUMIT (RAFTING) 2 DITË


 

50.00

+

VIZITOHEN: SKRAPARI , KANIONET E OSUMIT , BERATI
PROGRAMI:
► Adresa : Rr: Bulevardi zogu I pare
Tel: 042 467 594 cel:068 22 89 009 cel :0695757134 /3
www.fanitravel.com info@fanitravel.com

Guida ne Kanionet e Osumit
Guida per ne OSUM behet cdo fundjave .
Ne Guiden tone jane te perfshira duke filluar nga Transporti, Ushqimi HB Guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem te OSUMIT , duke ju shoqeruar dikush qe njeh mire zonen dhe historine e saj . Nisja behet ne mengjes heret nga Tirana ora 7.00 gjate rruges do te bejme disa ndalesa ne vajtje. Qendrimi do te behet ne Hotel Turizmin ne (Kanioni )Corovodes.

Dita e pare
Nisja ne oren 7.00 te mengjesit nga Tirana .Ne drejtim te Beratit pasi udhetojme per rreth 1ore e 30 minuta ore me makine mberrijme ne Berat do te bejme dhe ndalesen e pare per kafe. Pas kafes do te bejme Guiden e Qytetit te Beratit ku do te vzitojme Kalane, Muzeun e Onufrit,Lagjen Gorice,Xhamine e Bektashinjve, Kishat e vjetra ne Kala dhe Katedralen ne Qytet. Me pas do ti drejtohemi Corovodes ku dhe do te akomodohemi .
Gjate rruges kemi mundesine te shikojme bukurine e natyres qe i ka dhuruar kesaj zone.
Pas mberritjes ne hotel do te akomodohemi ne dhoma . Pas mberritjes kemi kohe 1 ore qe te behemi gati per te vizituar pjesen veriore te kanioneve ku do te gjejme Katedralen, Syrin e Kalter dhe Porten e Djallit... Darka do te shtrohet rreth ores 20.00 .. Mund te bejme disa lojra popullore , si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit. Kemi mundesine gjithashtu te krijojme dhe pak atmosfere muzikore. Kjo e fundit Opsionale ne baze te kerkeses.


Dita e dyte
Pas mengjesit do te vazhdojme guiden tone tek Kanionet e Osumit , ato kanë një gjatësi prej 16 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë.Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara. Ka hamendje se kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e Corovodës, por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtë kanion. Ne gjirin e këtij kanioni ,që përshkrohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij rrjedhin ujvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem shkëmbor .Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me fantastikët ne Europë, i karakterizuar kështu dhe nga studiuesit europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë. Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelberimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm. Shkurre mesdhetare me bimësi si marja, shqopa etj me nje botë të pasur të gjallë dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e lumit Osum. Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët të gjendur në kanionet shqiptare.
Për luginën e Osumit, banorët rrëfejnë shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg...
duke filluar me Mullirin  e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu... shumë interesante për cdo vizitor.Në Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr nje ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m.Përvecse tyre , te kanionet Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit.  Të ndërtuara për të qënë një bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen emocionuese në cdo moment, në cdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.
Eshtë tepër e vështirë, herë e pamundur për të përshkruar ato emocione që përjeton duke i parë dhe prekur dhe ndoshta është e pabesueshme por është e vërtetë që takimi me to eshte magjepes .
Pamja që të ofrojnë ato kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo cka ti prek kur futesh mes tyre dhe shëtit, të bën të mendosh se je në një përrallë, në një vend ëndrrash...
Guida ne kete vend Magjepes do te jete per nje nate dy dite dhe do te jete ne forme eksploruese si guide ose Trekking ketu ne kete kohe nuk kemi shetitje me Barke (gomone ) pasi dhe lumi eshte thare ne kete sezon vere .


Udhezime :
Ju duhet te keni veshur:
-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
-Rroba pambuku per nderrese
-Veshje sportive per ecje
 
Ju duhet te keni me vete:
-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i  nderruar ne fund te udhetimit
-Cante shpine
-Shishe uje 1 liter
-Fruta te thata
-Aparat fotografike
Gjithashtu duhet te keni shume energji pozitive
NE CMIM PERFSHIHET
· *TRANSPORTI KOMOD VAJTJE-ARDHJE
· *AKOMODIMI NE HOTEL
· *MENGJESI DHE DARKA
· *GUIDA PER GJATE UDHETIMIT

NE CMIM NUK PERFSHIHET
· RAFTING , 35 EURO EXTRA
· GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR ME SIPER.

 

SHENIM

AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.

► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.

► PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.

► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)

► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.

► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.