PROGRAMI PER VALBONE.
Dita e pare Nisja ne oren 6.00 te mengjesit nga Tirana .Ne drejtim te GJAKOVES ku do te bejme dhe nje shetitje te qytetit . Ndalesa e pare ne Bajram Currit ku dhe do te njihemi me nje nga qytetet me te vogla ne Shqiperi, pas nje pushimi ne Bajram Curri. Me pas do te marrim rrugen per ne Valbone, udhetimi zgjat mesatarisht 1 ore e 30 minuta . Gjate rruges kemi mundesine te shikojme bukurine e natyres qe i ka dhuruar kesaj zone. Pas mberritjes ne Han ose Bujtine ne kete rast do te akomodohemi ne dhoma ku dhe qendrimi dhe fjetja jane te per bashketa ne kolektiv, me pas do te nisemi ne nje rruge aventuriere me destinacion tek Burimi i Valbones, nga ku rrjedh dhe ky uje. Eshte nje terren alpin dhe i veshtire koha ne dispozicion 2 ore e gjysem ne kembe .Darka do te shtrohet rreth ores 20.00. Pas darke duke pasur parasysh se ndodhemi ne nje zone te izoluar, mund te bejme disa lojra popullore si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit. Kemi mundesine gjithashtu te krijojme dhe pak atmosfere muzikore. Gjithashtu mund te ndezim dhe zjarre ne natyre dhe te bisedojme me njeri-tjetrin per tu njohur me mire .Kjo e fundit Opsionale. Dita e dyte Pas mengjesi te shijshem fshati dhe nen rezatimin e bukur te diellit qe shkelqen ne lartesi te malit te Hekurt do te vazhdojme guiden tone . Pas kesaj kenaqesie do te behemi gati per tu nisur, ne sezon te veres do te bejme plazh ne lumin e Valbones ndersa ne dimer do te bejme shetitje ne natyre ne bardhesine e bores dhe per amatoret e skise ski ne pista natyrore . Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 1800- 1900m. . Pas kesaj do te vazhdojme rrugen tone per tu kthyer . Marrim rrugen per ne Prizren ku do te bejme dhe nje ndalese per dreke keshtu keni mundesine te shijoni dhe gatimet tradicionale te zones pas dreke do te bejme nje guide te qytetit dhe pasdite vone do marrim rrugen per ne kthim . Kthimi do te jete perseri nga rruga e "Kombit". Mberritja ne tirane do te jete nga darka.
KESHILLA Ju keshillojme qe per nje guid te tille duhet te merrni veshje sportive dhe atlete , kapele ne sezon vere , duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtire malore dhe duke mos harruar dhe nje xhakete ose dicka tjeter per ne darke pasi eshte me fresk.
JU FALEMINDERIT.