• Kurseni 33%

Guide to Lura


Cmimi i mëparshëm: 90.00  

60.00

Ju kurseni: 30.00 (33%)
Liqenet - Lurës
+

Programi i guides

Dita e pare

Nisja nga Tirana ne ora 6.00 te Mengjezit ne drejtim te Rreshenit ku do te bejme dhe ndalesen e pare per kafe ose mengjez . Me pas do te nisemi drejt Lures ku na pret nje teren pak i veshtire malor.

E gjithe rruga deri ne qendren e  fshatit te Lures zgjat 4.30 me makine pas mberritjes ne  fshat na duhen dhe 20-min ne kembe  per tu ngjitur tek Hani ku dhe do te qendrojme .

Pasi  te akomodohemi kemi kohe 1 ore per tu clodhur . Me pas vizita jone vazhdon me njohjen e zones dhe ate te fshatit , ketu kemi mundesine te bejme ndonje porosi per te bler  produkte te zones si caj mali , dhe mjalt . Darka do te shtrohet rreth ores 20.00 .

Dita e dyte

Zgjimi ne ora 8 dhe behemi gati te hame mengjezin . Ne oren 9.30 duhet  te nisemi per te pare Liqenet e Lures larte ne kuroren e Malit ku ndodhen dhe liqenet  e saj. Per te arritur deri atje larte na duhen  rreth 2.30 minuta kohe per te vajtur dhe per te ardhur.Pas vizites se liqenve dhe kthimit ne han ku do te hame dhe dreken do te behemi gati per tu kthyer per ne Tirane .

Menuja e Ushqimit

  • Mengjezi

Veze te skuqura ose te ziera sipas dëshires.

Djath, gjalp, mjalte, sipas deshires.

Çaj mali, qumesht i fresket. Kafe turke

  • Dreka

Sallat sipas stines, djath fshati.

Fli (byrek  ose petanik ) e shoqeruar me mish qingji ,keci, vici.

Dhalle ose kos të fresket sipas dëshires.

  • D A R K A

Sallatë  sipas stines, djath fshati.

Peshk me patate te skuqura.

Kos të fresket.

P.s: Kjo menu i perket një personi të vetem, (mund të kemi edhe ndryshime sipas dëshirës së vizitorve).Pijet alkolike dhe kafja ekspresit nuk perfshihen ne kete kosto ato mund te merren me vete ose te porositen aty kundrejt nje pagese.

KESHILLA

Ju keshillojme  qe per nje guide te tille duhet te marrim veshje sportive dhe atlete me vete duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtire malore dhe duke mos harruar dhe nje xhakete ose dicka tjeter per ne darke pasi eshte fresket.

JU FALEMINDERIT.