Fundjave ne Korce akomodimi ne Dardhe
Dita pare
Nisja nga Tirana ora 07:00 (sipas deshires) ndalesa gjate rruges per kafe
(sipas deshires ndales ne vajtje ose ne kthim ne Pogradec –Tushemisht) ku mund te konsumohet dhe dreka sipas deshires .
Mberritja ne Korce dhe vijojme me pas ne fshatin turistik Dardhe . Gjate rruges ne do te pershkojme fshatin e njohur per restorantet e shumta Boboshtic nje ndalese ne kishen e famshme Shen Maria eshte ne rrugetimin tone. Me pas ngjitemi malit per ne Dardhe ky fshat ndodhet 1300 metra mbi nivelin e detit mes nje gjelberimi mahnihtes qe e karakterizon zonen . Pas akomodimit kemi 1 ore kohe pushim per te vijuar shetitjen ne Fshatin Turistik te Dardhes. Ky fshat na ofron nje natyre mbreselenese pervec kesaj kemi disa drejtime per te shijuar kete vizite nje nder pikat e njohura per vizituesit eshte dhe i quajturi “Uji i Qelbur”, i njohur për cilësitë kuruese të stomakut dhe veshkave. Mund te vezhgojme dhe bujtinat e shumta qe ndodhen ne kete fshat sikurse dhe restorantet karakteristike por nje gje qe na terheq vemendjen jane shtepiat e vjetra Dardhare arkitektura dhe mirembajtja e tyre .
Pas vizites se fshatit na pret nje tryeze me ushqim tradicional Dardhar sic eshte Lakrori me dy pete . Mbremja do na shoqeroje me muzike serenate ku pa te nuk ben dot ne Korce .
Dita dyte
Pas mengjesit
Vijojme udhetimin tone me guiden e qytetit si fillim shkojme ne Parkun Olimpik I cili eshte ne punim e siper dhe eshte pjeserish I hapur per efekt te punimeve . Me pas vazhdojme shetitjen tone ne Parkun Rinia nje nder investimet e fundit ne Korce ,me pas pergjate shetitores Republika ndalojme ne Lendinen e Loteve ku do ju njohim dhe me legjenden e saj . Vazhdojme shetitjen tone pergjate bulevardit Republika ku mund te shikojme Parku “Themistokli Gërmenji” investimet dhe arkitetkturen karakteristike te qytetit e cila mbetet per tu admiruar pasi nuk ka pesuar demtime . Me pas kemi Katedralen Ngjallja e krishtit dhe me pas vijojme ne Pedonalen e qytetit ku ne fund te saj ndodhet Hija në mozaik e Katedrales së Shën Gjergjit dhe kulla e qytetit ku mund te beni nje vrojtim te saj . Teatri “Andon Z. Çajupi” i rikonstuktuar sefundmi dhe me pas nje ndalese per kafe ne Pazarin e korces ku shijojme dhe kete zone e cila ka ruajtur arkitekturen e saj karakteristike me punime guir dhe cati qermike …. Pas kesaj ndalese vizitojme dhe Xhamine e Iliaz Bej Mirahorit . Me pas nisemi drejt pjeses tjeter te qytetit ku gjejme dy muze shume te pasur ne vlera Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Muzeu Kombëtar i Arsimit . Birra Korca dhe ne kthim nje shtitje ne bulevardin Fan Noli.
Dreka e Lire me pas kthimi per ne tirane
-Cmimi 50 Euro / person.
-Te perfshira ne cmim:
- Transporti me autobus.
-Akomodimi ne Bujtine Dardhe per nje nate mengjesi dhe darke.
SHENIM
►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.